Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në fshatin Marinëz të Fierit. Automjeti me drejtues një 58-vjeçar ka përplasur një të mitur, 4 vjeç. I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shoferi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. “Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv