Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulohen dosjet sekrete të Boris Johnson me ‘kokat’ e Emirateve, ish-kryeministri britanik shkeli etikën për të përfituar para
The Guardian shkruan sot se ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka lobuar në mënyrë të fshehtë në Emiratet e Bashkuara Arabe, për një sipërmarrje private që kapte shifra miliarda dollarëshe. Sipas Guardian, në fillim të vitit 2024, një lobist i cigareve elektronike, një aktivist i fushatës “Vote Leave” dhe një bankier nga Vjena nisën të bindnin sundimtarët e një emirati të Gjirit të pasur me naftë që t’u jepnin një miliard dollarë. Që plani të funksiononte, sugjerojnë dosjet sekrete që tashmë kanë ‘rrjedhur’, se atyre u duhej një personazh i njohur që kishte njëfarë lidhjeje me sheikët. Kështu që ata ‘punësuan’ Boris Johnsonin. Mandati i tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar kishte mbaruar më pak se dy vjet më parë dhe ai ishte larguar nga...