Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Po merrnin pensionet”/ Thellohet bilanci i sulmit rus në Ukrainë, shkon në 23 numri i të vdekurve
Ka shkuar në 23 numri i viktimave nga një sulm ajror rus në një fshat në Ukrainën lindore. BBC shkruan se viktimat ishin njerëz të zakonshëm që merrnin pensionet e tyre në vendbanimin Yarova të Donetskut, tha Presidenti Volodymr Zelensky. Udhëheqësi rajonal i Donetskut Vadym Filashkin tha se shërbimet e emergjencës ishin në vendngjarje dhe po aq njerëz u plagosën sa u vranë. Yarova ndodhet në veri të Slovyansk, një nga qytetet e mëdha në rajon, dhe jo shumë larg vijës së frontit, ndërsa forcat ruse përparojnë ngadalë në lindje. Nëse konfirmohet, numri i të vdekurve do të jetë ndër sulmet më të rënda ndaj civilëve ukrainas në javët e fundit, 42 muaj pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë. 23 persona u vranë...