Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Urimi për ditëlindjen e Epstein/ Trump shmang pyetjet për letrën: Çështje e ‘vdekur’, ia kam lënë stafit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka refuzuar të komentojë mbi një letër ditëlindjeje që dyshohet se ai ia ka dërguar financuesit të ndjerë dhe pedofilit të dënuar, Jeffrey Epstein, duke e cilësuar këtë temë si një “çështje të vdekur”. Deklarata e Trump erdhi pas publikimit të një sërë dokumentesh nga një komitet hetimor i Kongresit amerikan, të cilat përfshijnë materiale të reja që lidhen me marrëdhënien e dyshuar mes Trump dhe Epstein. Pjesë e këtyre dokumenteve është edhe një vizatim i një gruaje gjysmë të zhveshur, i nënshkruar me emrin “Donald”, bashkë me një mesazh të dyshimtë ditëlindjeje. “Unë nuk komentoj për diçka që është një çështje e vdekur”, Trump shmang përgjigjen për akuzat dhe ia lë gjithçka stafit të tij Në një komunikim të shkurtër...