Nga Dubai në Doha/ Operacionet e Mossadit që tronditën Lindjen e Mesme, si ka goditur Izraeli udhëheqësit e Hamasit ndër vite

Nga Dubai në Doha/ Operacionet e Mossadit që tronditën Lindjen e Mesme, si ka goditur Izraeli udhëheqësit e Hamasit ndër vite

Ekziston një precedent historik për sulmin e fundit të Izraelit në Katar, megjithëse në shkallë më të vogël. Në vitin 2010, agjentë të fshehtë të Mossadit kryen një atentat të bujshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vrarë Mahmoud Al-Mabhouh, një nga themeluesit e Brigadave Izzadeen Al-Qassam të Hamasit. Operativët ishin maskuar si lojtarë tenisi dhe u filmuan nga kamerat e hotelit në Dubai pak para vrasjes. Ky nuk ishte rasti i vetëm. Më herët, në vitin 1997, Mossadi kreu një tentativë të dështuar për të eliminuar udhëheqësin e Hamasit, Khaled Al-Meshal, në Jordani – operacion që u ndërmor si hakmarrje për sulmet vetëvrasëse të Hamasit në atë kohë. Ngjarja e fundit në Katar ka ngritur menjëherë pikëpyetje për përfshirjen e SHBA-së. Një zyrtar i...