Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kaçi: Shqipëria, partnere në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të mirëpresë në Tiranë konferencën vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarjen më prestigjioze në nivel global në fushën e mbikëqyrjes së sigurimeve. Aktivitetet do të zhvillohen përgjatë javës 10–14 nëntor 2025, ndërsa konferenca kryesore do të mbahet më 13 nëntor, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pritet pjesëmarrja e rreth 500 përfaqësuesve të nivelit të lartë nga autoritetet rregullatore të sigurimeve, nga industria ndërkombëtare e sigurimeve, si dhe nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, OECD, Bashkimi Evropian dhe EIOPA (Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve). Gjatë tre ditëve të para të javës do të zhvillohen mbledhjet e komiteteve teknike të IAIS, me pjesëmarrjen e rreth 230 drejtuesve të autoriteteve...