Ndotja akustike, problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

Ndotja akustike, problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

Lapraka është zona më e zhurmshme e kryeqytetit. Jo vetëm ditën, por edhe natën, banorët e kësaj zone janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të zhurmës. Të dhënat bëhen të ditura nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, sipas së cilës ditën në këtë zonë kemi tejkalim të normës me 27 %, ndërsa natën me 9.3 %. Sipas AKM, nivelet e monitoruara ditën në stacionin “Laprakë” janë në vlerën 69.8 dB, nga 55 që është norma e lejuar e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Por në monitorim kanë qenë edhe zona të tjera të kryeqytetit. Pas Laprakës, e dyta si zona më e zhurmshme është Stacioni i Trenit, i ndjekur nga kryqëzimi i Vasil Shantos. Në të 15 pikat e monitoruara ka tejkalim të normës së zhurmave,...