Verifikimi i mandatit të deputetëve/ Kuvendi kërkesë KQZ-së për dokumentacionin

Verifikimi i mandatit të deputetëve/ Kuvendi kërkesë KQZ-së për dokumentacionin

Kuvendi i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i vënë në dispozicion dokumentacionin për verifikimin e mandatit të deputetëve. Më 12 shtator pritet të mblidhet kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Të premten, parlamenti do të zhvillojë dy seanca. Njëra prej tyre do të jetë paradite ku do të ngrihet komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve dhe më pas sërish në të njëjtën ditë pasdite do të rikthehen për të bërë betimin 140 deputetët si edhe do të zgjidhet kryetari i kuvendit. Ky i fundit zgjidhet me propozimin e të paktën 15 deputetëve, me votim të fshehtë dhe pa debat me shumicën e votave. Seancën e parë do e drejtoj socialisti Vasil LLajo si deputeti më i vjetër në...