Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Wizz Air zgjerohet në Rinas. Shton një avion modern dhe katër linja të reja në Stokolm, Këln, Billund dhe Tenerife
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bashku me Wizz Air, shpallën sot zgjerimin më të madh të operimeve në Shqipëri. Kompania ajrore lidere në TIA, njoftoi shtimin e flotës me një avion modern Airbus A321neo dhe katër linja të reja nga Tirana drejt Stokholmit, Këlnit, Billundit dhe ishujve Tenerife. “Sot shënojmë një hap tjetër të rëndësishëm në udhëtimin e Wizz Air në Shqipëri. Shtimi i avionit tonë të 14-të dhe katër linjat e reja ajrore tregon përkushtimin tonë të fortë për t’iu ofruar pasagjerëve shqiptarë edhe më shumë mundësi udhëtimi të përballueshme dhe destinacione emocionuese. Me këtë rrjet, ne jemi krenarë të zhvillojmë më tej partneritetin tonë me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të kontribuojmë në rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë si një bazë...