Izraeli sulmoi liderët e Hamasit në Katar? Reagime të forta: Akt burracak

Izraeli sulmoi liderët e Hamasit në Katar? Reagime të forta: Akt burracak

Udhëheqësit kryesorë të Hamasit kanë mbijetuar pas një serie sulmesh ajrore të Izraelit në kryeqytetin e Katarit, Doha, të martën e 9 shtatorit. Një burim i afërt me lëvizjen palestineze i tha Middle East Eye se të gjithë drejtuesit e lartë të shënjestruar, përfshirë Khalil al-Hayya, Khaled Meshal dhe Zaher Jabarin, kanë mbetur gjallë. Ata po mbanin një takim për të diskutuar propozimin më të fundit të SHBA-ve për armëpushim në Gaza. Ende nuk është e qartë nëse ka pasur viktima të tjera. Sipas raportimeve mediatike, rreth 12 sulme ajrore kanë goditur ndërtesa banimi në Doha rreth orës 16:00 me orën lokale. Ushtria izraelite konfirmoi sulmet, duke deklaruar se kishte në shënjestër udhëheqësinë e lartë të Hamasit. Katari e dënoi ashpër sulmin izraelit. Zëdhënësi i...