Kush janë liderët e Hamasit që shënjestroi Izraeli në sulmin në Doha

Kush janë liderët e Hamasit që shënjestroi Izraeli në sulmin në Doha

Izraeli ndërmori një sulm të paprecedentë të martën pasdite, më 9 shtator, duke goditur drejtuesit e Hamasit në Doha, Katar. “Së bashku prej vitesh, thuhet në një deklaratë të qeverisë izraelite, këta drejtues të Hamasit kanë udhëhequr operacionet e organizatës terroriste, kanë qenë drejtpërdrejt përgjegjës për masakrën brutale të 7 tetorit 2023 dhe kanë orkestruar luftën kundër shtetit të Izraelit”, njoftoi ushtria izraelite. Sipas Channel 12, operacioni mban emrin “Atzeret HaDin” (Dita e gjykimit), ndërsa Times of Israel raporton se ushtria e quan atë “Summit of Fire”. Katar deri më tani kishte luajtur rolin e ndërmjetësit mes Hamasit dhe Izraelit që nga nisja e luftës pas 7 tetorit 2023, kur sulmet e Hamasit shkaktuan 1 mijë e 200 viktima në Izrael. Një zyrtar i Hamasit në...