Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
11 satelitë të rinj brenda një rakete të vetme nga deti
Kina nisi një grup të ri satelitësh të konstelacionit “Geely-05” në një mision të vetëm nga provinca lindore Shandong të martën në mëngjes. Një raketë “Dragoi i zgjuar-3”, që mbante 11 satelitë, u nis në orën 3:48 të mëngjesit nga zona detare pranë qytetit Rizhao, duke i dërguar ata në orbitat e paracaktuara. Misioni i nisjes u krye nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Taiyuan-it. Konstelacioni “Geely-05”, në pronësi të “GeeSpace”, një degë e Grupit të Teknologjisë “Geely”, pritet të ketë brenda vitit 2025 72 satelitë në fazën e parë, duke u ofruar përdoruesve globalë shërbimeve komunikimi të Internetit të Gjërave me satelit komercial. Raketa “Dragoi i zgjuar-3”, e krijuar nga Akademia e Teknologjisë së Mjeteve të Lëshimit e Kinës, është një raketë mbartëse...