Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: Kontrolle për shikimin për mbi 86 mijë fëmijë në shkolla
Mbi 86 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi kombëtar i depistimit të shikimit në shkolla. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri sot publike shifrat e rezultateve, pas integrimit të këtij programi në shkollat e vendit, duke evidentuar se 9815 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura. Ministrja Koçiu u shpreh se “gjatë vitit shkollor 2024–2025, 86,007 nxënës u përfshinë në Programin Kombëtar të depistimit të shikimit në shkolla”, tha Koçiu në postimin në rrjetet sociale. “Edhe gjatë këtij viti të ri mësimor, do të vijojmë të ofrojmë kontrolle të rregullta e ndërhyrje të hershme, me fokus tek shëndeti i fëmijëve”, tha Koçiu. Qeveria miratoi në prill të 2022-shit Programin Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për...