Arti Lushi: Takimi me ish-gruan do jetë i sikletshëm…

Arti Lushi: Takimi me ish-gruan do jetë i sikletshëm…

Fustanet e qepura vetë,Flokët me këna,Lozonjare me cianurin në dhëmballë“Borxhe i kam vetëm mëlçisë dhe Zotit” -thosh vjehrra ime. Një herë nuk dija a ta mbysja me këto duarapo ta palloja,Kaq skrupuloze qeSa mund ta shpinte dramën e saj në këtë pikë.Thonë që ishte ndër vajtojcat e para që mobilizoi edhe shoqet kur ngordhi diktatori.E vija në lojë për këtëDhe ajo më përçmonte se isha artist, medemek. Sot më njoftuan që kishte shkuar edhe ajo te të shumtët.Mjerë xhehenemi. Tavën e kosit e qante vjehrraDhe sëndukun e kish cit me korrespondencë gjeneralësh, aktorësh, sigurimsash dhe të rënësh nga vakti. Kur pinte mjaftueshëm ponçShpërfytyrohej vjehrra.Ma hapte zemrën, bëhej joshëse,Me ftonte më vallëzim dhe fliste pafundPor nuk ankohej.Ngrinte getat,Më puthte në qafëDhe më shtynte të shkruaja romanin...