Promovime në drejtësi/ KLGJ miraton ngritjen në detyrë të 11 gjyqtarëve

Promovime në drejtësi/ KLGJ miraton ngritjen në detyrë të 11 gjyqtarëve

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të martën më 9 shtator mbi ecurinë e karrierës së 11 gjyqtarëve të shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.Me gjithë votat e anëtarëve të pranishëm u miratua ngritja në detyrë e gjyqtarit të Durrësit, Arbër Çela, i cili u emërua në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Sipas relatorit të çështjes, anëtarit magjistrat të KLGJ-së, Klodian Kurushi, për këtë pozicion në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm kanë aplikuar 12 kandidatë. Gjatë vijimit të procedurës, 10 prej tyre janë tërhequr nga kandidimi, ndërkohë që kanë vijuar Arbër Çela dhe Aurel Arapi. Ky i fundit ka kundërshtuar në gjykatë renditjen e kryer nga KLGj, por i është rrëzuar kërkesë padia prej Gjykatës Administrative të Apelit. Kurushi vërejti...