Butrinti thyen rekord me 202 mijë vizitorë për 8 muaj, turistët e huaj: Park fantastik, me 2 mijë vite histori

Butrinti thyen rekord me 202 mijë vizitorë për 8 muaj, turistët e huaj: Park fantastik, me 2 mijë vite histori

Parku Kombëtar i Butrintit, një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, po përjeton një tjetër vit rekord. Vetëm gjatë periudhës Janar–Gusht 2025, Butrinti ka pritur 202 mijë e 161 vizitorë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja shkon ne 52 për qind, ose 68 mijë e 788 vizitorë më shumë. Edhe të ardhurat nga biletat jane dyfishuar. Piku u shenua ne gusht kur Parku priti mbi 51 mijë vizitorë, duke konfirmuar interesin e lartë të turistëve vendas dhe të huaj. Edhe ne shtator gjejme turistë nga mbare bota, të cilet ndajnë me ne përvojen e tyre. “Jam nga Anglia. Sot ka qenë një ditë e mrekullueshme… Rrënojat janë fantastike… janë kaq mirë të ruajtura. Padyshim, do t’ua rekomandoja...