Sulmi i paprecedentë në Doha, kush ishin shënjestrat e Izraelit që fshiheshin në kryeqytetin e Katarit

Sulmi i paprecedentë në Doha, kush ishin shënjestrat e Izraelit që fshiheshin në kryeqytetin e Katarit

Në një zhvillim të paprecedentë që ka tronditur arenën ndërkombëtare, Izraeli ka ndërmarrë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, pasditen e së martës. Sipas një deklarate zyrtare nga qeveria izraelite, objektivat ishin anëtarët e lartë të Hamasit, të cilët “për vite me radhë kanë drejtuar operacionet e organizatës terroriste, ishin përgjegjës për masakrën e 7 tetorit 2023 dhe kanë udhëhequr luftën kundër Shtetit të Izraelit”. Një zyrtar i Hamasit në Gaza konfirmoi për agjencinë AFP se ekipi negociator i grupit ishte në shënjestër të operacionit në Doha. Katar ka shërbyer si ndërmjetësues kyç mes Hamasit dhe Izraelit që nga shpërthimi i luftës pas sulmeve të përgjakshme të 7 tetorit 2023. Sipas raportimeve nga televizioni Al Arabiya, në mesin...