Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit

Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit

Izraeli kreu një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, tha një burim izraelit për CNN, pasi një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin e Katarit. Nuk dihet kush ishte në shënjestër, por udhëheqësit e Hamasit e kanë përdorur kryeqytetin e Katarit si seli jashtë Gazës prej vitesh. Të hënën, kryenegociatori i Hamasit, Khalil Al-Hayya, u takua me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, në Doha. Sulmi duket se shënon herën e parë që Izraeli ka ndërmarrë një operacion në Katar. Top Channel