Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Do e vrisja se më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë. Lidhja me Lulëzim Kullën, atentati i dështuar që u pasua me një sërë ngjarjesh kriminale
Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi i masakrës së të hënës në Shkodër ka folur për hetuesit. Në një dëshmi të shkurtër, ai ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, i cili pretendonte se kishte një konflikt personal me Erogen Vaso Brajoviç. Sipas autorit disa muaj më parë Vaso i kishte prerë rrugën me makinë të blinduar dhe e kishte sharë, në shenjë hakmarrje ai tentoi ta vriste mëngjesin e së hënës, tentativë ndaj të cilës mbetën të vrarë dy persona të tjerë dhe u plagos një kameriere. Ndërsa Erogen Vaso tha para hetuesve se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt të mëparshëm me Ragip Gilën. I pyetur në lidhje me dyshimet...