Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I mbijetoi masakrës së Shkodrës/ Zbardhet dëshmia e Erogen Vasos, rrëzon alibinë e Ragip Gilës! Ja çfarë dyshon policia
Ragip Gila-Erogen Vaso SHKODËR- Erogen Vaso (Brajoviç), i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit të djeshëm në Shkodër, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë në ambientet e spitalit të Traumës. Ai ka dëshmuar para grupit hetimor se nuk e njeh Ragip Gilën (autori i ngjarjes), dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të. Erogen Vaso: Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet. Ndërsa në një reagim nga rrjetet sociale, mbrëmjen e djeshme, Vaso nuk e përmendi në asnjë moment autorin 29-vjeçar. Në reagimin e tij, ai ka shpreh ngushëllimet për dy viktimata, dhe më pas ka vijuar me informacinon në lidhje me aktivitetet në biznese dhe pjesëmarrjen në futboll. Mirëpo, dëshmia e tij ka rrëzuar alibinë e autorit...