Selena Gomez në prag të dasmës? Zbulohen detaje të papritura nga të ftuarit

Selena Gomez në prag të dasmës? Zbulohen detaje të papritura nga të ftuarit

Duket se dasma e Selena Gomez është më pranë se kurrë! Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare, aktualisht e angazhuar në promovimin e sezonit të ri të serialit “Only Murders in the Building”, po përgatitet paralelisht edhe për një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së saj: martesën me producentin e njohur muzikor, Benny Blanco. Të hënën në mëngjes, Selena u pa në dy dalje të ndryshme publike në New York City, ku shkëlqeu me stilin e saj dhe buzëqeshjen karakteristike. Por ajo që tërhoqi vëmendje të madhe nuk ishte vetëm prania e saj, por një zbulim i papritur që bëri xhiron e rrjetit. Gjatë një episodi të podcastit të Paris dhe Nicky Hilton, dyshja nisi të fliste për evente të ardhshme, kur papritur Nicky përmendi...