Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tel Avivi “entuziast”: Trump na dha dritën jeshile për të sulmuar Katarin!
Izraeli ka goditur krejt papritur Katarin, duke shkaktuar dëme të shumta në kryeqytetin Doha përmes bombardimeve. Mirëpo në Tel Aviv, mediat raportojnë se gjithçka është bërë me bekimin e Donald Trump. “Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dha dritën jeshile për sulmin izraelit në Katar, tha një zyrtar i lartë izraelit për Channel 1” – raporton gazeta The Times of Israel. Lideri i Hamasit, Khaled Mashaal — të cilin Izraeli u përpoq ta vriste në Jordani në vitin 1997 — dyshohet se ishte objektiv i bombardimeve në Doha sot.