Berisha: Zgjedhjet ishin farsë, Celibashi lexoi atë që i erdhi nga zyra e Edi Ramës

Berisha: Zgjedhjet ishin farsë, Celibashi lexoi atë që i erdhi nga zyra e Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ironizoi komisionerin Ilirjan Celibashi, se mbrojti farsën elektorale duke lexuar deklarata të gatshme nga zyra e Kryeministrit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha përsëriti se opozita nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pasi sipas tij, vullneti i qytetarëve u deformua. “Të gjithë flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. Këta i marrin të gatshme nga zyra e Ramës dhe i lexojnë. Si Ilirjani, ashtu dhe Bajrami, edhe të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi dhe ajo zyrë shtypi është vetëm e Edi Ramës. Nuk ka deklaratë me qesharake. Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se, në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare...