Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
AMF mirëpret Konferencën Vjetore të IAIS, drejtoresha Kaçi: Moment historik për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve”
Për herë të parë, Shqipëria do të mirëpresë ngjarjen më prestigjioze në fushën e sigurimeve në nivel botëror. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) do të organizojë në Tiranë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), e cila do të zhvillohet nga 10 deri më 14 nëntor 2025, me aktivitetin kryesor më 13 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Mikpritja e Konferencës Vjetore të IAIS 2025 është një nder për mua dhe për Autoritetin. Kjo ngjarje nuk është vetëm një moment historik, por edhe një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për prezantimin e Shqipërisë si partner në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi. Në Tiranë pritet të...