Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përkëdheljeve nga Brukseli, Vuçiç iu përgjigjet me sharje nga tavolina e kafehanes
Gjatë viteve 2024–2027 parashihet që Serbia të marrë 1.5 miliardë euro përkrahje financiare nga Bashkimi Evropian. Njëkohësisht presidenti Aleksandar Vuçiq po e ashpërson retorikën antiperëndimore. Disa politikanë të gjelbër evropianë, të cilët po i përkrahin protestat në Serbi, autokrati serb i quajti “plehra evropiane që kanë ardhur për ta rrënuar vendin tonë”. Nëse protestat në Serbi vazhdojnë (dhe gjithçka tregon se kjo do të ndodhë), shpejt mund të vijë momenti i së vërtetës edhe për BE-në: me apo kundër autokracisë gjithnjë e më brutale. Para një viti shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Serbi, Emanuele Giaufret, njoftoi se me planin e rritjes Serbia do të marrë rreth një miliard e gjysmë euro nga fondet e BE-së. Qëllimi i kësaj ndihme, sipas Giaufret, është...