Putin humbet 35% të të ardhurave nga nafta dhe gazi, Pekini i imponon Moskës ulje çmimesh

Putin humbet 35% të të ardhurave nga nafta dhe gazi, Pekini i imponon Moskës ulje çmimesh

Pak ditë para vizitës së Vladimir Putin në Pekin, Kina dërgoi një sinjal sfidues ndaj Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Anija “Arctic Mulan LNG”, e ngarkuar me gaz të lëngshëm nga Arktiku rus, mbërriti në terminalin e Beihai, në Guangxi. Ishte furnizimi i parë drejt Kinës nga gjiganti rus Novatek, i sanksionuar nga vendet perëndimore. Mesazhi i Xi Jinping ishte i qartë: Pekini nuk ndalet nga sanksionet dhe do të bashkëpunojë me Moskën sipas interesave të veta. Ndërkohë në Uashington, grupi i punës i Komisionit Europian zhvilloi takime me administratën e Donald Trump. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi se SHBA-të janë gati të rrisë presionin ekonomik ndaj Rusisë, por kërkoi që edhe Europa të veprojë në të njëjtin drejtim. Trump prej ditësh akuzon...