Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Impotenca si modus ç’njerëzues
Gent Çajani, regjisor tetovar, veprën e Miro Gavranit (Dramaturgut kroat) e kishte lexuar estetikisht në mbështetje dhe gjetje autoriale duke përdorur detaje me tendenca kreative që do ta shndërronin veprën dhe personazhin e Adolfit në sharllatan karikaturial në relacion me personazhe të ngjashme si ai. Adolfi e përsëritë një frazë deri në fundin e tij; ‘’Ajo i ka fajet’’, që ndërlidhet fuqishëm me impotencën e njerëzve me ndikim këtu e në botë – është gjetje ideore dhe dramaturgjike që i faturohet gruas, të dashurës së Adolfit, Kristinës këtë rast, të cilën e detyron ti marr fajet e tij duke i’u nënshtruar trajtimit ç’njerëzor me emërtime paaftësie në mardhënje mes tyre por dhe metodologjisë shkencore psikanalitike të FROJDIT, me të cilat, ai dhe si ai, të...