Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Bërtimat e nënës: “Jam e pafajshme! Kam fëmijë! Pse po më merrni në qafë?”
Foto ilustrim Si përshkruhej arratisja e Panajot Plakut nga revista amerikane Time Magazine e datës 3 qershor 1957 si dhe rrëfimet e bashkëshortes Vjollca Taja për kalvarin e vuajtjeve të familjes Plaka… Zëri i një gruaje po dëgjohej korridoreve të hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, afër mesnatës së 16 majit 1957: “Jam e pafajshme! Unë kam fëmijë! Pse po më merrni në qafë?”. Ishtë Vjollca, bashkëshortja e Panajot Plakut, gjeneralit që kishte luftuar për çlirimin e Shqipërisë, por atë ditë kishte braktisur familjen e vatanin për t’i shpëtuar arrestimit si armik i popullit. Në qelinë afër ku gjendej Vjollca, ishin të arrestuar tre të rinj shkodranë, të akuzuar për grup armiqësor kundër pushtetit popullor. Ndrek Bazhdari ishte njëri prej tyre dhe e rrëfen kështu atë natë kur në hetuesi...