Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër/ Proda: Beteja për sigurinë e qytetarëve, e përditshme dhe e palëkundur
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda thotë se beteja e policisë për sigurinë e qytetarëve është e përditshme dhe e palëkundur, teksa përgëzoi efektivët për arrestimin e Ragip Gilës, autorit të masakrës në Shkodër me dy viktima dhe dy të plagosur. Në një mesazh për efektivët e Shkodrës, Proda theksoi se ata treguan profesionalizëm. “Të nderuar kolegë të Policisë së Shkodrës, Ju shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj maksimal gjatë këtij 24-orëshi intensiv për Policinë. Reagimi juaj i menjëhershëm, i guximshëm dhe profesional rezultoi me kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë të autorit të krimit të djeshëm, ngjarje e cila dëshmoi sërish rëndësinë e misionit të Policisë, si përballja e parë frontale me krimin dhe kontingjentin e rrezikshëm të tij. Gjej rastin që, nëpërmjet këtij mesazhi,...