Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pse Shkodra nuk po gjen qetësi? Nga janari në shtator 6 atentate me armë zjarri, 7 të vdekur dhe 2 të plagosur
6 atentate me armë zjarri, 7 persona të vdekur dhe 2 të plagosur, ky është bilanci i ngjarjeve kriminale që kanë tronditur Shkodrën e rrethinat e saj nga janari e deri në shtator të këtij viti. Nga vrasje për çështje nderi, tek ato për motive pronësie, hasmëri të vjetra e larje hesapesh nga grupet kriminale, Shkodra nuk po gjen qetësi.Më 4 janar 2025 në orët e para të mëngjesit u gjet i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij në Dragoç të Postribës 33-vjeçari Ramazan Mataj. I riu u gjet pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili njoftoi policinë, ndërsa familjarët deklaruan se në dijeninë e tyre 33-vjeçari nuk ka pasur konflikte me askënd. Pak ditë më pas, policia ra në...