Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës”, Rama: Nuk ka ‘Shqipëri 2030’ në BE me ndërtime pa leje
Ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja prezantuan paketën e masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. Shefi i qeverisë shqiptare, Rama, tha se paketa ligjore do të jetë në tryezën e qeverisë së re si një ndër vendimet më të para dhe nuk do të ndalen deri në pastrimin e vendit. Duke u ndalur te zjarrvënësit, Rama tha se duhet të trajtohen para ligjit si vrasës. Rama: Një ndërtim i paligjshëm në një zonë pylli pra të mbrojtur, 5 deri ne 10 vite burgim. Ndërtimin e paligjshëm një ditë e prish, ndërsa rigjenerimi i pyjeve do vite e vite për tu bërë. Kam bindjen që zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës. Zjarrvënia e qëllimshme...