Bukuria me kosto? Çfarë duhet të dini për fillerët nëse keni sëmundje autoimune

Bukuria me kosto? Çfarë duhet të dini për fillerët nëse keni sëmundje autoimune

Përdorimi i fillerëve (injeksioneve estetike për mbushje të rrudhave apo volumin e fytyrës) është një temë që kërkon kujdes të veçantë kur bëhet fjalë për personat me sëmundje autoimune. Ekspertët paralajmërojnë se, ndonëse këto procedura konsiderohen përgjithësisht të sigurta për shumicën e njerëzve, tek pacientët me çrregullime autoimune ekziston një risk më i lartë për komplikacione. Pse ka rrezik? Sëmundjet autoimune si lupusi, artriti reumatoid, tiroiditi Hashimoto, skleroza multiple apo të tjera, bëjnë që sistemi imunitar të reagojë në mënyrë të paparashikueshme ndaj substancave të huaja. Fillerët, edhe pse të aprovuar për përdorim estetik, mund të shkaktojnë: • Inflamacion të theksuar në vendin e injektimit. • Reaksione alergjike më të forta se zakonisht. • Infeksione të mundshme, për shkak se shumë pacientë marrin mjekime që...