VIDEO/ Kryeministri u dorëhoq pas demonstratave dhe 19 të vrarëve, por protestuesit i vënë zjarrin Parlamentit! 2 viktima të tjera

VIDEO/ Kryeministri u dorëhoq pas demonstratave dhe 19 të vrarëve, por protestuesit i vënë zjarrin Parlamentit! 2 viktima të tjera

Pavarësisht se kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oli njoftoi sot dorëheqjen e tij, një ditë pasi protestat kundër bllokimit të mediave sociale dhe korrupsionit u shtypën me dhunë nga policia dhe lanë 19 persona të vdekur në vend, sulmet dhe trazirat kanë vijuar. Godina e radhës që e pësoi ishte ajo e Parlamentit, të cilës iu vendos flaka. Protestat vazhduan të ishin intensivë, teksa i vunë flakën zyrave të partisë në pushtet. Sipas gazetës Guardian, mijëra protestues sulmuan parlamentin e vendit dhe i vunë flakën njërës prej ndërtesave. LEXO EDHE: Tentoi të ndalojë rrjetet sociale, protestat e përgjakshme detyrojnë kryeministrin e Nepalit të japë dorëheqjen Sipas disa mediave ndërkombëtare, dy persona të tjerë vdiqën sot në përleshjet me policinë. VIDEO | Kathmandu, Nepal: Protesters put the...