“Lidhjet e errëta s’janë vetëm me Dorian Duçkën”, Berisha: FBI, Kongresi dhe Senati të ndihmojnë në dosjen McGonigal

“Lidhjet e errëta s’janë vetëm me Dorian Duçkën”, Berisha: FBI, Kongresi dhe Senati të ndihmojnë në dosjen McGonigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për media, ku ka përsëritur akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me atë që e cilëson si një “superskandal ndërkombëtar korrupsioni”, që përfshin ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, qeverinë shqiptare dhe një kompani kineze. Berisha tha se takimet e Ramës me McGonigal në vitin 2017 duhet të hetohen në mënyrë të plotë dhe ndërkombëtare, veçanërisht për koncesionet që, sipas tij, mund t’i jenë dhënë një kompanie kineze pas këtyre kontakteve. “Se çfarë koncesionesh i dha Rama kompanisë kineze, kjo kërkon hetim ndërkombëtar. Unë jam këtu sot për t’i bërë thirrje FBI-së, Departamentit të Drejtësisë, Kongresit dhe Senatit të SHBA që të ndihmojnë shqiptarët për zbardhjen e këtij skandali,” deklaroi Berisha. Sipas...