Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kumbaro gajas ambasadorët: Mos qeshni! Gjirokastritët kanë nisur të mësojnë spanjisht
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë fjalës së saj në Konferencën e Ambasadorëve të Shqipërisë, theksoi se turistët e shumtë të cilët i cilësoi si “ambasadorë bio”, kanë ndikuar në zgjerimin e tregut turistik shqiptar. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, ministrja bëri të ditur se muaji gusht u mbyll me një rritje prej 10% të vizitorëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “E rëndësishme është jo vetëm të sjellim turistë, por t’i ruajmë ata, sepse secili prej tyre është një ‘ambasador bio’ i Shqipërisë,” theksoi ajo. Kumbaro mori si shembull konkret Gjirokastrën, ku sipas saj bizneset private po përshtaten me nevojat e reja të tregut dhe gjirokastritët që kanë biznese kanë nisur të mësojnë spanjisht. “Në Gjirokastër për...