Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha dimensionet e tjera
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se “mediat ndërkombëtare komentojnë gjerësisht faktin se kryeministri i narkoshtetit shqiptar, gjendet në vorbullën e superskandalit që përfshin shërbimet më të mëdha inteligjente të planetit, FBI-në, shërbimin rus dhe atë kinez”. “Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë paraqet Edi Ramën si lojtar kryesor në lojën agjenturore më të fuqishme të kohës. Duhet ta pranojmë se dimensioni kinez i kësaj loje tejkalon të gjitha dimensionet e tjera. Fakte shkatërrimtare për Edi Ramën edhe në dimensionin kinez të kësaj loje. Kur them dimensioni kinez, them se zbulimet kineze, nëpërmjet atij që e quanin ‘Një Sy’, që ishte agjenti i tyre McGonigal, arritën të marrin të dhënat më sensitive të ndjekjes së...