Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Rama po përdor projektin Smart City në shkolla që të vendosë kontrollin total në çdo hapësirë publike dhe private
lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar ndaj nismës së kryeministrit Rama për vendosjen e kamerave nëpër shkolla, duke e cilësuar këtë si një hap drejt një “shteti policor” dhe një shkelje të rëndë të privatësisë së fëmijëve dhe qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se plani i qeverisë për monitorimin e nxënësve me kamera është një akt i paprecedent dhe i paimagjinueshëm, që nuk ka ndodhur as në kohën e Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, projekti i quajtur “Smart City” po kthehet në një mekanizëm kontrolli total ndaj qytetarëve, në vend që të shërbejë për informim dhe modernizim, ashtu siç ndodh në vendet demokratike. Berisha paralajmëroi se ky hap shënon fundin e çdo privacie dhe është një rrezik i madh për shoqërinë shqiptare....