Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas kritikave të kryeministrit Kurti, ambasada gjermane thirrje institucioneve: Respektoni pavarësinë e gjyqësorit
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u ka bërë thirrje të martën forcave politike dhe institucioneve në Kosovë ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe gjyqësorin në përgjithësi, dy ditë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e kritikoi gjykatën më të lartë për vendimet e saj të fundit. Në një njoftim për media, Ambasada gjermane tha se pavarësia e gjyqësorit është gur themel i sundimit të ligjit. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë ta respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjyqësorit në tërësi, si dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe sulmet personale”, tha ajo. Reagimi vjen dy ditë pasi Kurti, i cili është lider i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe nënkryetari i partisë, Glauk Konjufca, kritikuan vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë...