Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
U ekstradua nga Punta Cana/ GJKKO lë në burg ‘kokën’ e trafikut të drogës, anëtar i ‘Çopjave’: Doja të cija vetë…
soni pepa TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Soni Pepa alias Vilson Pepa. Mësohet se në seancën e sotme gjyqësore, Pepa ka deklaruar para gjyqtarit të çështjes se ai donte të vinte në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë. Soni Pepa alias Vilson Pepa u arrestua më 3 shtator në Republikën Domenikane, ndërsa më pas u ekstradua në Shqipëri. 41-vjeçari ishte shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për akuzat e trafikimit të narkotikëve, kryerjes së veprave penale në kuadër të një organizate kriminale dhe grupi të strukturuar kriminal,...