Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria dhe Mali i Zi, me nivelin më të ulët të blerjeve online në 2024
Konsumatorët shqiptarë lanë pas vetëm Malin e Zi në të gjithë Europën për nivelin e ulët të blerjeve online në vitin 2024. Të dhënat zyrtare të Eurostat tregojnë se në vitin 2024, vetëm 37.5% e individëve shqiptarë kryen blerjen online, duke lënë pas vetëm Malin e Zi me 34.6%. Ky rezultat është dukshëm më i ulët krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian (71.7%) dhe shumë më poshtë nga vendet të tilla si Irlanda apo Holanda, ku mbi 90% e popullsisë përdor internetin për blerje. Niveli i ulët i blerjeve online nuk lidhet vetëm me mungesën e dixhitalizimit, por edhe infrastrukturën financiare, pasi Shqipëria ende shumicën e blerjeve me pakicë i bën me para cash. Në përgjithësi, shqiptarët shfaqin mosbesimin te platformat online dhe për një...