Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Faktet janë shkatërrimtare”/ Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha dimensionet
Kohët e fundit, mediat ndërkombëtare kanë shpërthyer me raportime rreth një skandali të përmasave globale, ku përmendet edhe emri i kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Në qendër të këtij superskandali që përfshin FBI-në, shërbimet sekrete ruse dhe ato kineze, qëndron rasti i ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë në SHBA vendos Ramën në një pozicion kyç brenda kësaj loje agjenturore, ku përfshirja kineze shfaqet si dimensioni më i ndërlikuar dhe i rrezikshëm. Mediat ndërkombëtare komentojnë gjerësisht faktin se, kreu i organizatës kriminale shqiptare apo kryeministri i narkoshtetit shqiptar, gjendet në vorbullën e superskandalit që përfshin shërbimet më të mëdha inteligjente të planetit, FBI-në, shërbimin rus dhe atë kinez. Raporti i...