Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Masat ligjore për mbrojtjen e pronës, Rama: Goditet ndërhyrja e ndërtuesve te projektet
Në prezantimin e paketës për masat ligjore që lidhen me mbrojtjen e pronës dhe territorit. kryeministri Edi Rama tha se kjo paketë e re është hartuar nga një grup i gjerë ekspertësh dhe deputetësh. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë sqaroi se përqendrohet në ndalimin e ndërhyrjes së ndërtuesve te projektet arkitektonike duke i deformuar ato, si dhe shitjet vetëm me leje ndërtimi. “Për këtë paketë të re ligjore që do të prezantojmë është punuar me shumë intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh, juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur një aktivitet të lidhur me komisionin e ligjeve. Kjo paketë nuk është e përkryer, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumenta të...