Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjike në Lezhë/ 16-vjeçarja ra në kontakt me kabllot elektrike në rrugë, ndërron jetë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen të Lezhës, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura. Sipas burimeve paraprake, adoleshentja ishte duke u kthyer në këmbë drejt banesës së saj kur preku aksidentalisht kabllot e pambrojtura, duke pësuar një goditje fatale me rrymë elektrike. Ajo humbi jetën në vend. Policia dhe autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po verifikohen përgjegjësitë e mundshme për mungesën e sigurisë në rrjetin elektrik në zonë.