Protesta me 19 të vrarë, kryeministri i Nepalit jep dorëheqjen

Protesta me 19 të vrarë, kryeministri i Nepalit jep dorëheqjen

Kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oli, njoftoi dorëheqjen e tij sot, një ditë pas protestave të ashpra kundër bllokimit të rrjeteve sociale dhe korrupsionit në vend, të cilat u shtypën me dhunë nga policia dhe shkaktuan vdekjen e 19 personave. “Kam dorëzuar dorëheqjen time sot nga posti i Kryeministrit (…) me qëllim që të hapet rruga për një zgjidhje politike dhe për të trajtuar problemet e vendit”, thuhet në letrën e tij drejtuar Presidentit, e cila u transmetua nga mediat. 73-vjeçari Oli u betua në korrik të vitit të kaluar për mandatin e tij të katërt si Kryeministër, duke u bërë i 14-ti në këtë post që nga heqja e monarkisë në vitin 2008. Pavarësisht ndalimit të lëvizjes pa afat të vendosur nga autoritetet, mijëra...