Dëshmon atentatori i Shkodrës, Ragip Gila: Kisha shënjestër Erogen Vason. I plagosuri: S’kam lidhje me grupe kriminale

Dëshmon atentatori i Shkodrës, Ragip Gila: Kisha shënjestër Erogen Vason. I plagosuri: S’kam lidhje me grupe kriminale

Me skanfandër në kokë dhe armën në duar, ky është imazhi i Ragip Gilës që u kap nga kamerat e sigurisë, sapo ai kreu masakrën në qendër të Shkodrës, me 2 viktima dhe 2 të plagosur. Nga atentati ku u shkrepën 27 plumba mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali, ish-anëtar i këshillit bashkiak dhe 31-vjeçari Liridon Kraja, si dhe u plagosën, Erogen Vaso dhe kamarierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Pas arrestimit autori i dyshuar, 29-vjeçari Gila ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se objektivi i tij ishte Erogen Vaso. “Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam...