Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Marrëveshja tregtare BE-SHBA, shumica e europianëve mendojnë se Von der Leyen plotësoi “tekat” e Trump
Komisioni Evropian është në qendër të kritikave të ashpra pas marrëveshjes me Donald Trump për tarifat, pasi një sondazh i ri tregon se shumica e evropianëve besojnë se Ursula von der Leyen iu nënshtrua presionit amerikan, me rezultate “poshtëruese” për BE-në. Sipas Guardian, sondazhi i Cluster17 për platformën Le Grand Continent tregoi se mesatarisht 77% e të anketuarve, me përqindje që variojnë nga 89% në Francë deri në 50% në Poloni besojnë se marrëveshja i sjell dobi kryesisht ekonomisë amerikane, ndërsa vetëm 2% besojnë se do t’i sjellë dobi asaj evropiane. Anketa përfshinte qytetarë nga pesë vende, popullsia e të cilave përbën 60% të popullsisë totale të bllokut. Mesatarisht, 52% e të anketuarve e përshkruan marrëveshjen e korrikut midis Trump dhe presidentes së Komisionit, Ursula...