Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“U sulmuam nga një dron në ujërat tuniziane”/ Përfshihet nga flakët anija me Greta Thunberg në bord, Tunizia mohon të ketë patur sulm
Në një nga videot e kamerës së brendshme, të publikuara nga llogaritë e Global Sumud Flotilla, anija e nisur për në Gaza, në bordin e së cilës ndodhet edhe aktivistja Greta Thunberg, shihet një objekt fluturues i përfshirë nga flakët që bie mbi anijen. E njëjta skenë është filmuar edhe nga një tjetër anije. GSF, e ankoruar larg brigjeve të portit tunizian të Sidi Bou Said konfirmon se një nga anijet e saj është goditur nga ajo që duket të jetë një dron, shkruajnë organizatorët, duke shtuar gjithashtu se burrat dhe gratë në bord janë mirë. Anija në fjalë është Family Boat, anija kryesore e ekspeditës që transporton anëtarët e komitetit drejtues, mes të cilëve edhe Greta Thunberg. Ministria e Brendshme e Tunizisë thotë se...