“Shqipëria portë hyrëse në BE”, Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025”, Balluku: Ndërtuam mbi 1 mijë km rrugë dhe 30 kilometra tunele

“Shqipëria portë hyrëse në BE”, Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025”, Balluku: Ndërtuam mbi 1 mijë km rrugë dhe 30 kilometra tunele

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se në vendin tonë janë ndërtuar mbi 1 mijë kilometra rrugë. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2025″, ajo u shpreh gjithashtu janë ndërtuar edhe 30 kilometra tunele e më shumë se 20 mijë metra ura. “Janë projekte rajonale të rëndësishme që kontribuojnë në ndërlidhjen e Ballkanit Perëndimor dhe, nga ana tjetër, duke pasur parasysh pozicionin gjeografik të jashtëzakonshëm të vendit tonë, e bëjnë Shqipërinë një portë hyrëse përmes Italisë dhe Greqisë në BE. Kemi investuar shumë në vitet e fundit në infrastrukturën rrugore, si një nga infastrukturat parësore. Kemi ndërtuar mbi 1 mijë kilometra rrugë, mbi 30 kilometra tunele e më shumë se 20 mijë metra ura, për të lidhur veriun me jugun, lindjen...