Në kërkim për masakrën e Shkodrës/ Kush është Bajram Bregu, krahu i djathtë i Licëve? ‘I forti’ që akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale

Në kërkim për masakrën e Shkodrës/ Kush është Bajram Bregu, krahu i djathtë i Licëve? ‘I forti’ që akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale

Foto ilustruese SHKODËR- Barush Bregu alias Bajram Bregu është shpallur në kërkim nga policia për përkrahjen e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila. Bregu dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim pasi akuzohet se kanë siguruar armët, mjetet dhe pajisjet e tjera për kryerjen e atentatit në Shkodër, ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kaceri. 39-vjeçari Barush Bregu do të përballet me akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.  Por kush është Barush Bregu? Bregu është një emër i njohur për policinë dhe autoritetet e drejtësisë. Në 2016 Bregu është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike,...