“Angela Merkel”, standard i ri arsimor në Kamëz. Shkolla, ndihmë e qeverisë gjermane

“Angela Merkel”, standard i ri arsimor në Kamëz. Shkolla, ndihmë e qeverisë gjermane

Shkolla “Angela Merkel” në Kamëz hapi dyert për të pritur 1300 nxënës të cilët nisën rrugën e tyre drejt dijes me kushte dhe standarde europiane. Shkolla, e ndërtuar me mbështetjen financiare të qeverisë gjermane, ofron kushte bashkëkohore për mësimdhënie, përfshirë klasa moderne, bibliotekë, palestër, ambiente të gjelbra si dhe një strukturë arkitekturore të hapur që nxit bashkëpunimin dhe kreativitetin mes nxënësve. Investimi prej 14.5 milionë eurosh është pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019 dhe është financuar nga qeveria federale gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim. Në kuadër të këtij programi janë ndërtuar tre shkolla të reja në vend. Shkolla “Angela Merkel” përfaqëson gjithashtu një model të ndërtimit të qëndrueshëm. Ajo është pajisur me panele diellore dhe përmban një planifikim të avancuar...